Nuk ia del as për Spanjën, FFK njofton largimin e Amir Rrahmanit

schedule13:14 - 24 Mars, 2021

schedule 13:14 - 24 Mars, 2021

Më datë 14 mars mediet italiane njoftuan lajmin se Amir Rrahmani ka pësuar një tërheqje muskulore dhe se kthehej në fillim të muajit prill.

Gjithsesi, ai u grumbullua me Kosovën për tre ndeshjet me Lituaninë, Suedinë dhe Spanjën, me shpresën për të luajtur të paktën ndaj “Furisë së Kuqe”.

Sot Federata e Kosovës lajmëroi lajmin, që pritej. Amir Rrahmani do lërë Prishtinën sot dhe do të kthehet në Napoli për të vazhduar rikuperimin e dëmtimit.

NJOFTIMI – Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është larguar nga kampi i Dardanëve, në pamundësi për të kontribuuar në tri ndeshjet e këtij muaji për shkak të lëndimit.

Përkundër vullnetit dhe dëshirës së madhe që të riaftësohet për lojë, një gjë e tillë ishte e pamundur, prandaj Rrahmani do të kthehet në klubin e tij, Napoli, për të vazhduar me rikuperimin e lëndimit.

Federata e Futbollit e Kosovës uron që Amiri sa më parë të rikthehet në fushën e gjelbër dhe të jetë në dispozicion të Kombëtares në sfidat e ardhshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!