Nuk i shprehin kurrë emocionet e tyre, por janë më të sinqertët. Ndërsa Gaforret njihen si më të ndjeshëm, Akrepët si misteriozë, Luanët si krenarë, kjo shenjë duket shumë e ftohtë nga jashtë, por në të vërtetë është e mbingarkuar me emocione. Kjo është Virgjëresha.
Personave që i përkasin kësaj shenje nuk iu pëlqen të tregojnë emocionet, megjithëse janë shumë të sjellshëm dhe të ndjeshëm. Në fakt, ata i shtypin emocionet e tyre aq shumë saqë kur nuk janë më në gjendje t’i përmbajnë ato, thjesht shpërthejnë.
Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme t’i siguroni Virgjëreshës një ndjenjë sigurie në mënyrë që të flasin lirshëm për ndjenjat e tyre dhe të shprehin emocionet. /abcnews.al