“Nuk i firmosa amendamentet e PD-së”, Bylykbashi: SPAK e çuam si mekanizëm në Venecia por na e rrëzuan

schedule20:30 - 28 Tetor, 2021

schedule 20:30 - 28 Tetor, 2021

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka deklaruar në “Radarin Informativ” se nuk i ka firmosur amendamentet Kushtetuese të propozuara nga Partia Demokratike. Ndërkohë Bylykbashi nga ana tjetër theksoi se firma e tij ka shkuar pro Komisionit Zgjedhor.

Bylykbashi ka theksuar se amendamentet nuk i ka firmosur për shkak se nuk ishte njohur me ta dhe partia nuk i kishte vënë në dispozicion, ndërsa ka theksuar se propozimi është që të zhbëhen ndryshimet e 30 korrikut, por sipas tij propozimet e reja janë të njëjta.

“E kam firmosur Komisionin Zgjedhor por jo amendamentet kushtetuese. Nuk e kisha tekstin. Për amendimet nuk kam firmosur për të gjitha arsyet pa e parë se kush ishin propozimet nuk i ka parë askush. Duke parë më pas propozimet. Sistemi zgjedhor, propozimi është të zhbëjmë ndryshimet e 30 korrikut por propozimi është ekzakt si 30 korriku. Proporcional, rajonal me lista të hapura me koalicion partish. Amendamenti nuk thotë asgjë. Pyetja është se ku është garancia? Nuk ia kam thënë këto Bashës se nuk më është dhënë reforma. U thash bëni kujdes duam reformë zgjedhore, të kodit zgjedhor, territoriale dhe më pas shohim nëse duhet ndryshuar vettingu. Pra votat tona duhen për këto. Reformat nuk janë bukë dhe cirk. Për të tërhequr vëmendjen. Nuk jemi në antikitet. Nuk mund të biem kurrë në një Pazar ku Rama thotë merrni ca bashki më shumë dhe më jepni vettingun.”

Bylykbashi është ndalur edhe tek propozimi për vettingun e politikanëve duke thënë SPAK është i kapur nga qeveria dhe nuk mund të lejojnë që të kapet edhe opozita.

“Vettingu i politikanëve e kam udhëhequr unë dhe e kam mbrojtur. Se kisha argumente edhe që Basha nuk i tha dot. Propozova që ta bënte SPAK. Ekspertët e Venecias nuk janë njerëz që merren për hunde. Është demagogji. Vettingu kontroll është. Është ligji anti mafia. Ke ligji i dekriminalizimit. Kemi SPAK. Reforma më e madhe anti korrupsion apo ILDKP. Dhe në fund një herë në 4 vjet i ndërrojmë politikanët” tha Bylykbashi.

“E kemi dorëzuar zyrtarisht si informacion kur na pyetën ekspertët e Venecias. Kemi çuar zyrtarisht si mekanizëm një nga opsione ishte SPAK. Venecia na tha që qëllimi është i mirë por mekanizmi nuk është bindës. Dhe na e rrëzoi. Kam kërkuar të bëhet kjo. Nuk mund të ecim me ligjet speciale. Venecia tha se vettingu duhet të jetë i shkurtër. “

“Besoj se duhet të jemi të kujdesshëm. Kemi bërë denoncime pafund dhe s’ka bërë gjë SPAK. Nuk bëri ndërhyrje para. Arsye se SPAK nuk i ka bindur shqiptarët se është i pavarur. Tu japim shansin që SPAK të kontrollojë opozitën. Besoj të ato parime”

“Jemi në një krizë dhe krizat shpesh herë janë të mira se kupton zgjedhjen. Problemi është për demokracia e brendshme e Partisë. Është shumë herë më e madhe se kryetari i Partisë. Partia nuk është kabinet ministri. Ne vëmë kontributin tonë aty. Kjo është lufta që bëjmë aty. Cështja është konkrete. Se kryetari mendon se është më i rëndësishëm se institucionet. Kuvendi Kombëtar është organi epror i të gjithëve. Ai është poshtë Kuvendit Kombëtar. Ka një moment që është mjaft. Vjen një pikë ku zhvillim ka filluar. Është një reagim kundër kësaj sëmundje.” tha Bylykbashi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!