Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Një 34-vjeçare ruse nuk i ka prerë flokët për 17 vjet, pasi bëri një bast me një shoqe.
Daria Gubanova, 34, nga Banaul, në Rusinë jug-qendrore, filloi të rriste flokët e saj kur ishte 14-vjeçare dhe tani ka gati dy metra gjatësi.
Flokët e saj të valëzuar dhe të artë tani kanë gjatësinë 172 cm dhe nuk janë prekur nga gërshërët që nga dita kur filloi garën në oborrin e shkollës me shoqen e saj.
E cilësuar një ‘Rapunzel nga jeta reale’, ajo ka i ekspozon flokët në faqen e saj më shumë se 184 mijë ndjekës në Instagram.
Ajo thotë se meshkujt i pëlqejnë flokët e saj dhe femrat shpesh herë janë më negative./abcnews.al