Zinedine Zidane është afër fitimit të titullit të dytë kampion si trajner i Real Madrid. “Los Blancos” duhe të fitojnë katër nga pesë ndeshjet që kanë mbetur dhe janë në rrugë të mbarë për t’ia dalë.
Trajneri francez po mendon edhe për sezonin e ardhshëm, dhe i ka kërkuar drejtuesve të klubit largimin e dy lojtarëve ofensivë. Marca raporton se ata janë Gareth Bale dhe James Rodriguez.
Uellsiani dhe kolumbiani nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit të Real Madrid. Bale numëron vetëm 100 minuta aktivizim pas rifillimit të La Liga, ndërsa James Rodriguez ka nisur vetëm një ndeshje si titullar.
Reparti ofensiv i “Los Blancos” është i mbipopulluar dhe Real Madrid ka nxjerrë në shitje dy lojtarët. Ofertat në drejtim të tyre nuk mungojnë dhe klubi spanjoll shpreson të përfitojë sa më shumë ekonomikisht nga shitja e tyre. /abcnews.al