Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nuk i dini të gjitha”/ Lëvizja studentore e dhjetorit, Trako: Çfarë na tha Ramiz Alia. Betejë për pushtet, që në ditët e para

schedule20:50 - 8 Dhjetor, 2025

schedule 20:50 - 8 Dhjetor, 2025

Shqipëria përkujton 35-vjetorin e Lëvizjes Studentore të dhjetorit ‘90 që shënoi rënien e diktaturës komuniste.

Ish amabsadori Edmond Trako thotë se në mbledhjen me studentët, ku dhe ai ishte pjesë, Ramiz Alia u kishte thënë se nuk i dinë të gjitha, lidhur me atë se çfarë pritej të ndodhte.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Trako u shpreh se Sali Berisha e nisi atë për rrëzimin e bustit të ish diktatorit Enver Hoxha. Trako shtoi se pati betejë për pushtet, që në ditët e para të pluralizmit.

“Një pjesë të këtyre që do them, unë i kam jetuar edhe nga afër. Duke nisur që nga momenti, Meçja dhe Skënderi ishin të pranishëm, Ramizi atje përdori edhe një batutë. Kur u acarua pak situata brenda, dal dale tha se nuk i dini të gjitha. Koha tregoi shumë bukur. Hiq atë fillimin, entuziasit, ditët e para, në momentin që këta ustallarët erdhën lart dhe ka shumë gjëra që kanë ndodhur në sytë tona. Ramiz Alia nuk u ndodh i befasuar. Ishte gjithçka një skemë. Ramiz Alia dhe sigurimi i shtetit kishin marrë masat me kohë dhe plani i tyre iu doli dhe u bë realitet, fatkeqësisht këto 35 vjet dhe vazhdon akoma, një pjesë. E kam ndjekur nga afër momentin e rënies së monumentit. Nga selia, Saliu më tha nisu. Jam ndodhur mbrapa rënies së bustit. E kam ndjekur nga afër. Për mendimin tim, ishin marrë masat më përpara dhe nuk ishin të rastësishme. Personat që u gjenden në shtëpinë e Gramozit, si ka mundësi që këta persona që nuk njihnin njëri-tjetrin, u gjendën bashkë në bodrumin e Pashkos.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!