Gazetari Artan Hoxha, ka publikuar detaje të reja nga zhdukja misterioze e Ervis Martinajt, një prej personave më të kërkuar në vendin tonë, i cili tashmë është denoncuar edhe nga familjarët e tij si i zhdukur.
Artan Hoxha, ka theksuar se Ervis Martinaj përdorte një celular të teknologjisë së lartë që nuk gjurmohej kollaj, madje nuk kishte as kartë. Sipas Hoxhës, Ervis Martianj investonte shumë në teknologji pasi e përdorte si për biznesin e tij dhe për tu mbrojtur.
“Ervis Martinaj përdorte jo telefon të zakonshëm, por një që ishte shumë e vështirë të gjurmohej. Ai investonte shumë në teknologji si në bizneset e tij si për vetëmbrojtje. Është shumë e rëndësishme të gjendet telefoni i Ervis Martinaj” tha Hoxha.
/abcnews.al/