Apolonia mori një pikë në transfertë kundër Kastriotit. Trajneri Fabrizio Cammaratta, pas ndeshjes me krutanët foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. “Ishte një pikë e merituar, luajtëm mirë dhe komanduam. Patëm raste, më kënaq loja e bërë nga skuadra”.
“Të gjitha janë finale, duhet të besojmë. Skuadra ime i ka mundësitë për të qëndruar në Superiore. Patëm raste, më të mirin në fillim të pjesës së dytë.
Për arbitrat nuk më pëlqen të flas. Mund të gabojnë ata, sikurse edhe lojtarët. Mund të ketë pasur ndonjë karton më shumë, por nuk dua të flas shumë”, u shpreh trajneri italian. /abcnews.al

