Nuk fituat dot vendin e punës? Ja gabimet që keni bërë në intervistë!

schedule19:39 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 19:39 - 4 Dhjetor, 2020

Intervistat e punës, për shumë njerëz janë një përvojë nervozuese. Është për të ardhur keq sesi shumë punëkërkues ende nuk kanë mësuar sesi duhet të sillen gjatë një interviste. Kjo i bën ata që bëjnë shumë gabime, që i pengon për të fituar vendin e punës ku kanë aplikuar. Më poshtë do ju tregojmë 4 gabimet më të zakonshme.

Shmangia e pyetjes për rrogën

Zakonisht sugjerohet të mos pyetet për rrogën në një intervistë pune, por ju duhet të kërkoni informacion sesa mund të jetë paga minimale që mund të merrni, për të lloguaritur nëse jeni i gatshëm të punoni me aq para apo jo. Në mënyrë që të mos humbni kohën tuaj ose të kompanisë, është e rëndësishme të jeni transparent paraprakisht.

Fajësimi i kompanisë ku keni punuar më parë

Një nga arsyet pse mund të mos e keni fituar një vend pune, mund të ketë qenë sepse ju keni folur keq për punëdhënësin tuaj aktual ose të kaluar. Kjo nënkupton se nëse ju punësoheni dhe largoheni pas disa vitesh, do të bëni të njëtën gjë për punëdhënësin tuaj. Ekziston një vijë e mirë midis ndarjes së një përvoje dhe përdorimit të një interviste për të transmetuar ankesat tuaja dhe për të sulmuar një kompani.

Nuk keni kryer “detyrat e shtëpisë”

Këtu e kemi fjalën për kërkimet që duhet të bëni në lidhje me vendin e punës ku po aplikoni. Një nga pyetjet më të zakonshme nga punëdhënësit është “çfarë ju bën të interesuar të punoni për kompaninë tonë?” Pra, ky është momenti ku ju treoni arsyen pse gjendeni aty dhe çfarë doni të bëni në atë kompani. Duke dhënë një përgjigje të pamenduar mirë, mund t’ju kushtojë vendin e punës.

Dështoni për të bërë pyetje të zgjuara

Intervistimi është një proces i dyanshëm. Kjo është koha që ju të intervistoni një punëdhënës të ardhshëm për të parë nëse ata janë një përshtatje e duhur për ju ashtu siç dëshirojnë të shohin nëse jeni një përshtatje e mirë për ta. Kur ju bëni pyetje gjatë një interviste, kjo tregon që jeni i angazhuar, ju keni bërë hulumtimet tuaja dhe ju interesoni më shumë sesa thjesht një pagë. Dështimi për të bërë pyetje mund t’ju sjellë në një situatë toksike në vendin e punës. Për këtë arsye, sigurohuni që të bëni pyetje që do t’ju japin pasqyrë në atë që do të hyni në rast se ju bëhet një ofertë dhe pranoni./e.b-abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!