Nuk është rastësi, pse balenat hidhen e kërcejnë mbi ujë

schedule14:55 - 13 Janar, 2021

schedule 14:55 - 13 Janar, 2021

Një studim nga “Marine Mammal Science” ka dalë në konkluzionin se hedhjet e kërcimet që bëjnë mbi ujë balenat nuk janë rastësore.

Sipas shkencëtarëve bëhet fjalë për forma komunikimi të tyre me balenat e tjera përreth. Çdo lloj lëvizjeje e balenave shpjegohet si forma specifike mesazhesh të caktuara.

Ngritja e bishtit, kërcimi me bark ose kurriz e lëvizje të ndryshme në ujë i ndihmojnë balenat që të komunikojnë me të ngjashmet e tyre për ndonjë rrezik të mundshëm ose një mesazh të caktuar që ato duan të përcjellin.

Megjithatë, nuk dihet ende qartësisht se çfarë duan të thonë balenat me sjelljet e tyre.

Shikoni videon më poshtë:

l.k/abcnews.al