Christian Eriksen do të largohet nga Interi. Minutat e pakta dhe raporti jo i mirë me trajnerin Conte, kanë shtyrë fantazistin danez të kërkojë largimin nga ekipi italian.
Së fundmi ka ardhur edhe konfirmimi nga Giuseppe Marotta, CEO i Interit. Në prononcimin e dhënë para takimit me Hellas Verona, drejtuesi i Interit foli rreth situatës së lojtarit nordik.
Inter CEO Marotta to @SkySport: “Yes, I can confirm that Christian Eriksen is on the transfer list. He’s gonna leave in January. He’s not functional to our plans and he had difficulty here at Inter. I think it’s right that Christian goes away to find more space”. ?? #Eriksen
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 23, 2020
“Eriksen është pjesë e listës së lojtarëve që do të largohen, për faktin që nuk janë të kënaqur me aktivizimin. Ai ka hasur vështirësi në përshtatje dhe nuk është funksional për lojën tonë.
Kjo që po them nuk i heq asgjë profesionalizmit të lojtarit, por i duhet dhënë mundësia për të gjetur më shumë hapësira në një ekip tjetër“, deklaron CEO i klubit zikaltër. /abcnews.al