Nuk është pamja fizike! Kjo veçori ju bën më tërheqës, sipas shkencës

schedule21:30 - 4 Tetor, 2022

schedule 21:30 - 4 Tetor, 2022

Edhe pse kur dëgjojmë fjalën “tërheqëse” mendojmë menjëherë për pamjen fizike, ka shumë më tepër karakteristika që na bëjnë tërheqës për të tjerët, ku njëra është më e rëndësishmja, sipas hulumtimeve. Psikologët besojnë se dhembshuria është karakteristika që i bën të tjerët të magjepsen nga ne.

Kur flasim për dhembshuri, nuk nënkuptojmë vetëm të ndjejmë keqardhje për dikë ose një situatë, por të zhvillojmë një lidhje të thellë me të tjerët, pa u fokusuar në atë se si duken, kush janë ose nga vijnë. Në thelb, njerëzit e perceptojnë lidhjen me tjetrin, interesin dhe mirëkuptimin pa gjykuar.

Dhembshuria: Tipari kryesor që duhet të zhvillojmë

Sipas një studimi të vitit 2019 nga Universiteti i Karolinës së Veriut, shfaqja e dhembshurisë dhe të qenit i sjellshëm na vendos lart në listën se sa të dëshirueshëm jemi në sytë e të tjerëve. “Kjo ka kuptim,” thotë Eva C. Klohnen, një profesore e psikologjisë në Universitetin e Iowa-s, shkruan abcnews.al.

Një tjetër ndikim pozitiv i kësaj sjelljeje është se na bën të dukemi më të rinj. Studiuesit arritën gjithashtu në përfundimin se njerëzit që u fokusuan në ndjeshmëri gjithashtu treguan më shumë optimizëm, kishin ulur nivelet e stresit dhe ishin më pozitivë për jetën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!