“Nuk është paguar nga askush”, avokati i Adjola Lakrës: U la në burg prej opinionit publik

schedule10:29 - 29 Qershor, 2020

schedule 10:29 - 29 Qershor, 2020

Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur “arrest në burg” për Adjola Lakrën, vajzën që dyshohet se ka nxjerrë në pritë Hekuran Billën i cili u ekzekutua në zonën e Komunës së Parisit në fillim të muajit qershor, në një atentat te mirë organizuar.

Ndërkohë, avokati i Lakrës u shpreh para mediave se klientija e tij nuk ka bërë asgjë nga ato për të cilat akuzohet. Sipas Andi Durajt, Lakra është lënë në burg vetëm prej opinionit publik.

Lexo edhe: VIDEO / Mesazh me bluzën: Gjykata merr vendimin për vajzën që nxori në pritë Hekuran Billën

I pyetur nga gazetarët nëse Lakra është paguar për ta çuar drejt “vdekjes” Billën, Duraj tha se nuk 26-vjeçarja nuk ka bërë asgjë dhe se as nuk ishte në dijeni për hasmërinë me viktimës dhe një nga autorët e dyshuar.

Duraj u shpreh:

“Prokuroria nuk ka formuluar akoma akuzë. Ka dyshime për vrasje për gjakmarrje në rolin e ndihmës. U siguroj dhe u garantoj se asnjë çast prej vajzës nuk kanë dalë ato fjalë që keni bërë publike. Ajo ngeli sot e arrestuar nga helmimi që i është bërë nga opinioni publik. I vetmi moment është fatkeqësia se përpara se të njihte viktimën ka njohur një nga autorët e dyshuar. Vepra penale është vrasje për gjakmarrje, vajza po hetohet në rolin e ndihmëses. Të vetmet prova janë vetëm deklarimet e saj të sakta dhe të sinqerta. Nuk ka qenë dijeni të vrasjes. Nuk ka telefonuar ajo ditën e vrasjes por e kanë telefonuar. Nuk është paguar nga Vitor Marku, nuk është paguar dhe nuk ka marrë para. Njohja me Vitor Markun është bërë në rrjetet sociale.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!