Nuk është mirë që të jesh shumë optimist! Si ndikon në qëllimet tuaja

schedule18:28 - 5 Prill, 2022

schedule 18:28 - 5 Prill, 2022

Studiuesit thonë se të menduarit pozitivisht është një udhërrëfyes për njerëzit e biznesit. Nga ana tjetër, njerëzit besojnë se të menduarit negativisht mund t’ju dëmtojë por studiuesit kanë një mendim tjetër. Gabriela Ettingen thotë se njerëzit shpesh ëndërrojnë për sukses por më pas nuk e vënë në veprim imagjinatën e tyre.

Profesoresha e psikologjisë kreu një studim ku mati presionin e gjakut të pjesëmarrësve si një tregues i aktivitetit të një personi. Ajo vuri re se presioni i gjakut bie kur njerëzit ëndërrojnë për një të ardhme më të mirë, si për shembull një punë të re ose financa të përmirësuara.

Ettingen zbuloi se studentët që ëndërronin për një punë të mirë, fitonin më pak dhe kishin më pak oferta të hapura për punë sesa njerëzit që dyshonin në vetvete dhe shqetësoheshin se si do të punonin. “Ata fantazojnë për këtë dhe kanë një ndjenjë të mirë sikur po bëjnë diçka dhe thjesht heqin dorë nga gjithçka”

Gjithashtu, optimizmi i tepërt ndonjëherë mund të çojë në zhgënjim në sfera të ndryshme të jetës, ndaj është mirë të tregoheni realistë dhe t’i shihni gjërat ashtu siç janë. Sigurisht, nuk duhet të jesh as negativ, por moderimi është çelësi, si në të menduarit dhe planet për të ardhmen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!