Nuk është më humbja e nuhatjes, njerëzit po raportojnë një tjetër simptomë kryesore të virusit

schedule21:30 - 14 Korrik, 2022

schedule 21:30 - 14 Korrik, 2022

Dhimbja e fytit mund të jetë simptoma kryesore e Covid-19, sipas të dhënave nga 17,500 njerëz që thanë se kishin rezultuar pozitivë për virusin këtë javë. Simptomat e tjera të zakonshme të raportuara ishin dhimbja e kokës, bllokimi i hundës dhe kolla. Ndërsa temperatura e lartë, ethet, humbja e nuhatjes dhe shijes, të cilat renditen nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Britanisë si simptoma të mundshme të virusit, ishin shumë më pak të zakonshme.

Një zë i ngjirur, teshtitje, lodhje, dhimbje muskujsh dhe marramendje shënuan rezultate më të larta. Gjetjet  tregojnë se simptomat që kanë njerëzit me Covid-19 kanë ndryshuar me evoluimin e pandemisë. 20 simptomat kryesore të Covid, në rend zbritës, sipas të dhënave nga studimi i Zoe App janë:

Dhimbje fyti – raportuar nga 58%
Dhimbje koke – 49%
hundë e bllokuar – 40%
kollë pa gëlbazë – 40%
Rrjedhja e hundës – 40%
Kollë me gëlbazë – 37%
zë i ngjirur – 35%
Teshtitja – 32%
Lodhja – 27%
Dhimbje muskulore – 25%
Marramendje – 18%
Gjëndra të fryra të qafës – 15%
Dhimbja e syve – 14%
Transformim aromash – 13%
Shtrëngim në gjoks – 13%
Ethe – 13%
Të dridhura – 12%
Gulçim – 11%
Dhimbje veshi – 11%
Humbja e nuhatjes – 10%

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!