Nuk është më aksioneri më i madh, Elon Musk has pengesa për të blerë Twitter-in

schedule07:48 - 15 Prill, 2022

schedule 07:48 - 15 Prill, 2022

Shefi i Tesla-s, Elon Musk ka thënë se nuk është i sigurt se oferta e tij për të blerë Twitter do të jetë e suksesshme. Ai bëri këtë koment në një konferencë vetëm disa orë pasi kishte ofruar të blinte kompaninë për më shumë se 40 milionë dollarë.

Duke folur në konferencën TED2022 në Vankuver, Musk tha: “Nuk jam i sigurt se do të jem në gjendje ta fitoj atë.” Ai shtoi se kishte një Plan B nëse oferta e tij për Twitter refuzohej, por nuk dha detaje të mëtejshme se për çfarë bëhet fjalë konkretisht.

Musk tha gjithashtu se Twitter duhet të jetë më i hapur dhe transparent. “Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që të ketë një arenë gjithëpërfshirëse për fjalën e lirë,” tha ai. Por tani, Elon Musk nuk është më aksioneri më i madh.

Vanguard ngriti aksionet e saj në 10.3 për qind ndërsa Musk zotëron 9.1 përqind të kompanisë, duke e bërë atë aksionerin më të madh individual. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!