Nuk është Kane, Bayern ka zgjedhur tjetër si pasues të Lewandowskit

schedule19:43 - 11 Gusht, 2022

schedule 19:43 - 11 Gusht, 2022

Robert Lewandowski u transferua këtë verë nga Bayern Munich te Barcelona dhe bavarezët janë në kërkim të një lojtari që do t’u garantojë gola të rëndësishëm në sezonet në vijim.

Duket e pakuptimtë kur mendon që kanë shënuar 11 gola në dy ndeshjet e para të sezonit, por gjermanët e dinë se në ndeshjet e mëdha duhen shumë kampionë.

U përfol shumë për Harry Kane si pasuesi i Lewandowskit, por në Gjermani kanë piketuar një tjetër futbollist të spikatur. Madje ai luan në Bundesliga, me rivalët e Leipzig.

Christopher Nkunku është lojtari i përzgjedhur nga Bayern. Francezi është një lojtar i shumëkërkuar, për të cilin Leipzig pretendon të fitojë 100 milionë euro nga shitja e tij. / abcnews.al