Nuk është i preferuar për skemat e Ten Hag, Martial dëshiron largimin nga United

schedule15:30 - 4 Tetor, 2022

schedule 15:30 - 4 Tetor, 2022

Anthony Martial dëshiron të largohet nga Manchester United gjatë merkatos së janarit, pasi lojtari nuk është ndër lojtarët e preferuar të Erik ten Hag.

Sulmuesi francez u rikthye nga huazimi i Sevillas, pasi pretendohej se mund të kishte minuta në këmbë me ardhjen e trajnerit holandez, por ndodhi krejt e kundërta.

Martial ka zhvilluar vetëm dy ndeshje si zëvendësues te United këtë sezon dhe shënoi dy gola ndaj Cityt në humbjen 6-3.

Megjithatë lojtari nuk është i kënaqur me hapësirat dhe po mendon largimin në janar, ku nuk mungojnë ofertat për të. 26-vjeçari ka katër oferta para vetës ku kërkohet nga ish-skuadra e tij Sevilla dhe Valencia në La Liga.

Ndërkohë në Serie A ai kërkohet nga Juventusi si dhe në Francë nga Olympique Lyon. Djajtë e Kuq janë të gatshëm ta lejojnë largimin e francezit vetëm nëse vije një ofertë mbi 20 milionë euro. /f.a/abcnews.al