Nuk është i lumtur tek Al Ittihad, Benzema pritet të rikthehet në Europë

schedule11:24 - 30 Maj, 2024

schedule 11:24 - 30 Maj, 2024

Karim Benzema do të largohet nga Arabia Saudite vetëm pas një viti qëndrim te skuadra Al Ittihad.

Sulmuesi francez ka kontratë me klubin saudit edhe për dy vite, por ai nuk është i lumtur në Lindjen e Mesme pasi ka pasur probleme me klubin dhe trajnerin.

Përkundër se ka luajtur në 33 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar 16 gola, Benzema nuk dëshiron të mbetet në elitën e futbollit arab. Gjiganti turk Fenerbahce po tenton ta bind francezin për tu rikthyer në Europë dhe për këtë ka nisur kontaktet e para me menaxherin e tij.

Sipas gazetës turke “Aksam News”, ekziston një mundësi e madhe që Benzema t’i bashkohet klubit turk.

Ky transferim i mundshëm varet nga rezultati i zgjedhjeve të klubit, me bordin e Ali Koçit që është çelësi për të siguruar nënshkrimin e Benzemas.

Megjithatë skuadra turke nuk dëshiron që të paguaj më shumë se 15 milionë euro për transferimin e tij nga Al Ittihad dhe mbetet të shihet nëse klubi arab do ta lejoj largimin e francezit./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!