Këto shenja njihen për vullnetin dhe guximin përballë sfidave të vështira. Personat që iu përkasin këtyre shenjave ndihen mirë në këtë rol dhe shkëlqejnë në momentet më të errëta.
Dashi
Personat e kësaj shenje njihen si udhëheqës. Liria e tyre dhe fryma aventureske sigurojnë një bazë optimale për sipërmarrjen. Fakti që janë shumë të përqendruar dhe kanë një personalitet intensiv i bën ata njerëzit më interesantë. Asnjë ditë nuk është e njëjtë me një Dash!
Gaforrja
Personat e kësaj shenje kanë një personalitet të fortë dhe sjellje dominante në punë ashtu si dhe në jetën personale. Besimi që kanë i bën ata kolegë dhe partnerë besnikë. Një cilësi tjetër që i veçon ata nga të tjerët është vullneti që shfaqin në kohë sfidash. Është një shenjë që shquhet për vendimet e duhura.
Luani
Personat e kësaj shenje njihen si ndër personalitetet më të forta të Horoskopit. Luani dallohet nga burrëria dhe guximi i tyre. Pozitiviteti krijon gjithashtu imazhin e një udhëheqësi. Me energjinë dhe prirjet që kanë, Luanët iu pëlqejnë të jenë komandues, diçka që iu jep kënaqësi.
Akrepi
Është një nga shenjat më të guximshme të Horoskopit. Reflekton gjithmonë energji dhe siguri. Arrijnë të ngrihen përballë sfidave dhe ndalojnë vetëm kur marrin atë që duan. Një cilësi tjetër e Akrepit është dhe përkushtimi ndaj asaj që e konsiderojnë si të drejtë. /abcnews.al