Ballkani është kthyer te fitorja ditën e sotme, duke mundur 1-2 Drenicën e Bledar Devollit në javën e 14 të IPKO Superligës së Kosovës. Skuadra e Ismet Munishit e tregoi shpejt superioritetin e saj. Në minutën e 3-të Krasniqi kaloi në avantazh të tijtë dhe i hapi rrugën e triumfit skuadrës nga Suhareka.
Në minutën e 29-të i zakonshmi Daku gjeti golin e dytë të Ballkanit në këtë ndeshje dhe të 19-in personal në 13 ndeshje të luajtura deri më tani. Ylli gjilanas javë pas jave vret garën për Këpucën e Artë. Drenica provoi të reagonte dhe gjeti edhe golin e 2-1 në minutën e 89-të me Bejta, por ishte shumë vonë për të evituar humbjen.
Me këtë fitore Ballkani ruan kreun e renditjes me 32 pikë. Skuadrën e Munishit ka pesë pikë më shumë se Drita ndjekëse, e cila numëron një ndeshje më pak. Drenica e Devollit përtej humbjes së sotme është në pozita të mira në klasifikim, duke mbajtur vendin e pestë, direkt pas katërshes kryesuese. /abcnews.al