Aeroportet nuk shërbejnë vetëm për qëllimin e parë primar që e dimë të gjithë ndodh që të përdoren dhe si strehim për persona të ndryshme.
Mediat e huaja kanë publikuar rastin e një kinezi, i cili ka jetuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Pekinit për 14 vitet e fundit. 60-vjeçari kinez ka jetuar në Terminalin 2 të aeroportit gjatë gjithë këtyre viteve dhe arsyeja e vetme pse ai ka bërë këtë zgjedhje është për të qenë i lirshëm nga familja.
Pas debateve që ai kishte me familjen për pirjen e duhanit dhe pijeve në shtëpi.
“Nuk mund të shkoj në shtëpi sepse nuk kam liri atje. Familja ime më tha se nëse doja të qëndroja në shtëpi, do të më duhej të lija duhanin dhe pijen. Nëse nuk do ta bëja, do të më duhej t’u jepja të gjithë kompensimin mujor që marr 142.84euro”, ka thënë ai.
60 – vjeçari kinez ka pushuar së kërkuari punë, ndërsa është pushuar nga puna në moshën 40-vjeçare.
Ndërkohë kujtojmë se rasti i tij, nuk është i vetmi, pasi turku Bayram Tepeli u zhvendos në Aeroportin Ataturk në vitin 1991 për arsye të ngjashme me ato të Wei dhe jetoi atje për 27 vjet. /abcnews.al