Nuk e lanë të hajë, fotografi fshin të gjitha fotot e dasmës

schedule14:28 - 8 Tetor, 2021

schedule 14:28 - 8 Tetor, 2021

Një fotograf amator punoi 10 orë në dasmën e miqve të tij, të cilët vendosën ta paguanin 250 dollarë.

Mirëpo, ata nuk lejuan as të hante dhe as të pushonte në asnjë moment, si pasojë ai vendosi të hakmerrej.  I riu i fshiu të gjitha fotot e të porsamartuarve, duke kaluar në kundërsulm.

Sakaq, ai ka theksuar se gjatë 10 orëshit të punës, nxehtësia ishte e padurueshme dhe prandaj i duhej që herë pas here të qetësohej.

Sipas Daily Mail, amerikani nuk është një fotograf profesionist dhe kryesisht është i angazhuar në pastrimin e qenve.

Ai tashmë është bërë viral në rrjetet sociale, ku shumë njerëz e kanë cilësuar negativ për gjestin, ndërsa shumë të tjera kanë fajësuar çiftin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!