Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

S’e la të parakalonte, shoferi nga Kosova zbret nga makina! Bashkëkombasi e plagos me thikë

schedule09:15 - 11 Nëntor, 2020

schedule 09:15 - 11 Nëntor, 2020

(ABC)- Tentativa për parakalim në autostradën Milot-Morinë për shkak sa nuk është kthyer në një ngjarje tragjike. Një shtetas nga Kosova me iniciale S.B. i cili ka qenë duke drejtuar një automjet ka tentuar të parakalojë bashkëkombasin e tij, I.R. Ky i fundit nuk e ka lejuar dhe kjo e ka nxehur shoferin tjetër.

Të dy ata kanë ndaluar te trau ku pasi kanë debatuar dhe janë përleshur me grushte, I.R. ka nxjerrë thikën duke e plagosur. Policia njofton se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, në ngarkim të shtetasit I. R., për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

“Tentoi të vriste me mjet të mprehtë thikë një shtetas, pas një konflikti të çastit, vihet në pranga. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin I. R., 40 vjeç, banues në Podujevë, Kosovë. Në autostradën Milot-Morinë, shtetasi S. B. ka qenë duke udhëtuar me mjet dhe për shkak se shtetasi I. R. e ka penguar për të bërë manovrën e parakalimit, të dy kanë ndaluar mjetet te trau dhe pas konfliktit të çastit, shtetasi I. R. ka tentuar të vrasë me mjet të mprehtë thikë shtetasin S. B., 43 vjeç, banues në Fushë-Kosovë, duke e lenë të plagosur.

Shtetasi S. B. ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai u procedua në gjendje të lirë, pasi ka goditur me grushte shtetasin I. R., duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, në ngarkim të shtetasit I. R., për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe në ngarkim të shtetasit S. B., për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, njofton policia./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!