“Nuk e kemi kontaktuar”, Ballkani përgënjeshtron firmën me ish-goleadorin e kombëtares

schedule21:15 - 13 Shtator, 2021

schedule 21:15 - 13 Shtator, 2021

Besart Berisha, tashmë 36 vjeç është drejt rikthimit në Europë, pas një aventure të gjatë e të lavdishme në Australi, ku la gjurmë të thella në futbollin e kontinentit të largët.

Mbyllja e karrierës në Dardani, ku edhe ka lindur është një mundësi, teksa medie të ndryshme në Kosovë raportuan për marrëveshje mes sulmuesit dhe Ballkanit.

Berisha ka mbyllur bashkëpunimin me Western United dhe që nga korriku është në kërkim të një oferte të re. Por është e sigurt se Ballkani nuk do jetë aventura e tij i radhës.

Lajmin e bën të ditur vetë klubi përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku përgënjeshtron lajmin e marrëveshjes me Berishën dhe shfrytëzon rastin t’i urojë suksese atij.

“Reagim për opinionin. Të dashur futbolldashës! Lidhur me lajmin nga disa media për arritjen e marrëveshjes me futbollistin Besart Berisha.

Këto lajme ne si klub i përgënjeshtrojmë sepse nuk kemi zhvilluar asnjë bisedë me futbollistin Besart Berisha. Sidoqoftë, shfrytëzojmë rastin t’i urojmë ish-lojtarit të kombëtares sonë suksese në karrierë”, shkruan Ballkani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!