Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nuk e kam bindur ende LDK-në”, Kurti kërkon falje pasi dështoi të heqë pjesërisht taksën me Serbinë

schedule16:30 - 15 Mars, 2020

schedule 16:30 - 15 Mars, 2020

Kreu i qeverisë në Kosovë, Albin Kurti u ka kërkuar falje qytetarëve për faktin se prej ditës së sotme nuk do të mund të realizohet qëndrimi i tij për heqjen e taksës 100 për qind në lëndën e parë që importohet nga Serbia. Sipas asaj që thotë Kurti, kjo nuk është arritur për shkak se LDK nuk është ende dakord që taksa të hiqet gradualisht.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, kryeministri kosovar thënë se qëndrimi i tij për taksën, i shprehur më 26 shkurt 2020 nuk u bë vendim, pasi ende nuk ka arritur ta bindë partnerin e koalicionit qeverisës.

Kërkim falja tjetër e Kurtit  ka të bëjë me seancën që u mbajt ditën e djeshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës që nisi pasdite e përfundoi pas mesnate, dhe sipas tij “nuk respektoi urdhëresat për distancë fizike mbi një metër midis njerëzve në kohën e pandemisë së koronavirusit.



Postimi i plotë:

Dy kërkimfalje

Të nderuar qytetarë,

Sot, me datë 15 mars 2020, është dashur që të hiqet tarifa 100% në lëndën e parë që importohet nga Serbia. Kjo nuk do të ndodhë sepse qëndrimi im i shprehur më 27 shkurt 2020 ndërkohë nuk u bë vendim. Më vjen keq për këtë. Ende nuk kam arritur ta bind partnerin tonë të koalicionit qeverisës, LDK-në, për atë që vetë jam i bindur: zëvendësimi gradual i tarifës me reciprocitetin është mënyra më e mirë, më e drejtë dhe më e dobishme.

Seanca e djeshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës që nisi pasdite e përfundoi pas mesnate, nuk respektoi urdhëresat për distancë fizike mbi një metër midis njerëzve në kohën e pandemisë së virusit Corona. Me zëvendës-kryeministrat e mi tërë kohën isha më afër se aq, e nganjëherë edhe përgjatë bisedave të ndryshme teksa diskutonim mbi buxhetin 2020 të cilin e aprovuam mbrëmë. Më vjen keq për këtë dhe ju kërkoj falje.

Përzemërsisht,

Albin Kurti

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!