Nuk e ka nisur siç duhet sezonin e ri, Shkëndija e Tetovës merr masa, pritet shkarkimi i trajnerit

schedule17:25 - 5 Shtator, 2022

schedule 17:25 - 5 Shtator, 2022

Sezoni i ri për Shkëndijën e Tetovës nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa skuadra kuqezi në 6 ndeshjet e para ka grumbulluar vetëm 11 pikë.

Duke parë distancën me kryesuesit e kampionatit, Strugën, klubi shqiptar ka marrë masa dhe ai që do ta pësojë është trajneri, Artim Shaqirin.

Pritet që mbyllja e marrëveshjes me trajnerin 48-vjeçar të marrë formë zyrtare së shpejti ndërsa skuadra deri në konfirmimin e teknikut të ri, mund të drejtohet nga ndihmësi i Shaqirit ndërsa një nga emrat më të përfolur për të marrë ekipin në vijim është Skënder Jonuzi. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!