Gareth Bale u kthye në verë te Tottenham në huazim nga Real, por aventura e tij e dytë në Londër nuk ngjan aspak me të parën dhe Marca raporton se Mourinho ka vendosur ta rikthejë në Madrid.
Uellsiani nuk ka bërë asgjë deri më tani që të bindë trajnerin për aftësitë e tij, çka e detyron strategun luzitan të mos i kërkojë klubit blerjen e Gareth.
Kështu, Bale në fund të sezonit do të kthehet në Madrid, aty ku nuk e presin aspak me krahë hapur, por edhe vetë sulmuesi nuk ka ndërmend të mbyllë para kohe kontratën e tij të pasur.
Vera pritet të jetë sërish një luftë mes klubit madrilen dhe sulmuesit, i cili gjatë dy sezoneve të fundit nuk ka treguar asgjë nga talenti i madh i tij. /abcnews.al