“Nuk e dija që arma ishte e mbushur”, zbardhet dëshmia e Marius Demës

schedule12:04 - 11 Maj, 2021

schedule 12:04 - 11 Maj, 2021

Marius Dema, i cili vrau mbrëmë shokun e tij Mehmet Qema ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht. Në dëshminë e tij pas vetëdorëzimit në polici, Dema mësohet të ketë thënë se nuk e dinte që arma ka qenë e mbushur.

Dema u rikthye këtë paradite në vendin e krimit, për të ndërtuar dinamikën e ngjarjes. Ndërkaq, po ashtu në lokal është gjetur edhe një makineri qe prodhon bitcoin, monedhë vituale. Mësohet se të rinjtë që kanë qenë mbrëmë në lokal, punonin me këtë makineri. Për këtë arsye në vendngjarje kanë mbërritur edhe efektivë të Krimit Ekonomik.

Autori Marius Dema u vetëdorëzua në policia mëngjesin e sotëm, pasi u shpall në kërkim. Në Drejtorinë e Tiranës u vetëdorëzua pas negociatave gjithashtu edhe Frenkli Myftari, i cili ishte i pranishëm në vendngjarje. Ky i fundit ka larguar me dorë nga vendngjarja gëzhojën e qitur nga pistoleta.

Lexo edhe: Pamjet pak para vrasjes në Tiranë: Autori i drejton armën viktimës

Ndërkohë vijojnë të jenë në kërkim: Erlind Peka, Bralid Aga, Blerim Hoti dhe Xhuljano Koçi. Këta të fundit akuzohen për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Të gjithë këta persona dhe viktima janë shokë me njëri-tjetrin dhe dyshohet se ngjarja të ketë ardhur për shkaqe aksidentale, pasi mes tyre nuk ka pasur konflikt.

Ngjarja ndodhi në rrugën “5 Maji”, ku pas të shtënave me armë mbeti i plagosur 27 vjeçari Mehmet Qema. I riu humbi jetën në spital si pasojë e plagëve te marra.  g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!