Nuk e çon zërin për luftën në Ukrainë, Tymoshchuk merr dënim shembullor

schedule18:50 - 9 Mars, 2022

schedule 18:50 - 9 Mars, 2022

Anatoliy Tymoshchuk e pëson prej Federatës Ukrainase të Futbollit. Komiteti i Etikës dhe Lojës së Ndershme thekson se me heshtjen e tij për luftën e Rusisë në Ukrainë, ai dëmton imazhin e futbollit ukrainas.

Kjo ka bërë që tani të merret vendimi që t’i hiqet licencimi UEFA Pro që ai ka marrë në Federatën Ukrainase të Futbollit.

Vendimi tjetër është kërkesa që autoritetet publike t’i heqin ish-mesfushorit të Bayern Munich të gjitha çmimet shtetërore dhe titujt e nderit që i janë dhënë.

Tymoshchuk i hiqen medaljet e arit dhe të argjendit, që i ka fituar me Shakhtar Donetsk në kampionatin ukrainas, Kupën dhe Superkupën e këtij vendi. Gjithashtu është urdhëruar që mesfushori të fshihet nga regjistri i lojtarëve të ekipeve kombëtare të Federatës Ukrainase të Futbollit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!