Egjipti po shpresonte të kishte në Olimpiadë yllin ekipit, Mohamed Salah, por nuk ja ka arritur qëllimit. Trajneri i ekipit, Shawky Gharib tregoi se Salah nuk do jetë i gatshëm për ekipin në Tokyo 2020 (23 korrik – 8 gusht).
Salah nuk arriti të marrë lejen e klubit për të shkuar në Olipiadë, pavarësisht dëshirës së madhe të tij. Vetë presidenti i Egjiptit qe shprehur ditë më parë se Salah do mundohet të bindë Liverpoolin ta lejojë në Tokyo dhe nuk ia arriti qëllimit.
Autori i 22 golave sezonin e shkuar do të jetë me ekipin e Klopp në fazën përgatitore, para se të nisë kampionati në shkurt. Trofeu i fundit i Egjiptit është në vititn 2010 kur fitonte Kupën e Afrikës. /abcnews.al