Nuk duhet të pini kurrë ujë kur jeni në këmbë, kjo është arsyeja

schedule13:25 - 28 Prill, 2022

schedule 13:25 - 28 Prill, 2022

Në mënyrë që trupi ynë të funksionojë siç duhet, duhet të pimë të paktën tetë gota ujë gjatë ditës. Ky rregull është i njohur për të gjithë sepse mjekët thonë çdo ditë që të kujdesemi për hidratimin, sidomos gjatë verës. Por sipas mjekësisë tradicionale indiane, duhet të kemi parasysh edhe mënyrën se si pimë ujë.

Nëse nuk e pini në mënyrën e duhur, mund të jetë shkaku i disa problemeve shëndetësore. Prandaj, duhet të shmangni pirjen e tij në këmbë ose në lëvizje. Nëse e pini ujin teksa jeni në këmbë, lëngu rrëshqet drejt e në zorrë dhe nuk përthithet sa duhet.

Kështu që ndjeni etje më shpejt, sipas “Reader’s Digest”. Ekspertët këshillojnë pirjen e ujit në pozicion ulur me gllënjka të vogla, sepse atëherë muskujt janë më të relaksuar. Nëse nuk e bëni këtë, fillimisht mund të keni probleme me tretjen, e më pas me kyçet dhe fshikëzën. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!