Ministrja serbe për Integrimin Evropian Jadranka Joksimovic tha se metodologjia e BE-së për zgjerimin nuk po ndryshon për shkak të Serbisë, por u krijua për shkak të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, të cilat nuk morën dritën e gjelbër vitin e kaluar për të filluar negociatat.
Ministrja serbe theksoi se Serbisë dhe Malit të Zi iu është thënë se nuk është në rregull të ndryshohen rregullat e lojës ndërkohë që procesi i negociatave është në vazhdim e sipër. Joksimovic tha se Serbia nuk ka pse të pranojë një metodologji të re, përveç nëse me vullnet dhe në bazë të vlerësimeve, vendos ta pranojë vullnetarisht. “Ne duhet të analizojmë gjithçka me shumë kujdes.
Pjesa që ka të bëjë me stimujt financiarë është paraqitur në mënyrë të paqartë. Ky plan i përparuar ekonomik për Ballkanin Perëndimor do të prezantohet, përpara Samitit të Zagrebit, nga Komisioneri i Zgjerimit Oliver Varhej, që do të shkojë të enjten në Beograd”, sqaroi ajo. I pyetur se çfarë duhet të bëjë Serbia për t’u vlerësuar politikisht, Joksimovic tha se gjithçka sillet rreth kapitujve themelorë 23 dhe 24. “Ne jemi i vetmi vend që ishte ndër të parët që hapëm kapitujt 23 dhe 24. Ne nuk mund të hapim kapituj të rinj përveç nëse është bërë përparim në Kapitujt 23 dhe 24, sundimi i ligjit, reforma në gjyqësi, lufta kundër korrupsionit, krimi i organizuar dhe liria e medias”, tha Joksimovic. Serbia i filloi negociatat me BE në 2014 dhe nga 35 kapitujt, 18 janë hapur deri më tani, të cilët, sipas metodologjisë së re, të cilt për nga rëndësia janë vendosur në gjashtë grupime./abcnews.al