Frutat e thara janë një opsion i shëndetshëm që nuk duhet të mungojë në dietën tuaj. Edhe pse nuk përmbajnë ujë, frutat e thata garantojnë sasi të larta mineralesh dhe proteinash, të domosdoshme për ta nisur ditën plot energji.
Edhe pse nuk përmbajnë ujë, frutat e thara garantojnë sasi të larta mineralesh dhe proteinash, të domosdoshme për ta nisur ditën plot energji.
Frutat e thara janë një aleat i shkëlqyer për shëndetin, sidomos nëse konsumohen në doza të ekuilibruara. Ato përmbajnë sasi më të larta nutrientësh dhe sigurojnë 4 herë më shumë energji se frutat e freskëta. Asimilohen më mirë nga organizmi dhe ndihmojnë në tranzitin e zorrëve.
– Janë një burim natyral hekuri, kalciumi, magnezi e zinku, një thesar natyral për kockat dhe për të luftuar osteoporozën.
– Parandalojnë disa sëmundje degjenerative falë përmbajtjes së lartë të
vitaminave E, C dhe antioksidantëve.
– Përmirësojnë tretjen, kujdesen për zorrët dhe evitojnë akumulimin toksinave ose elementeve helmues për organizmin tonë.
– Janë burim natyral kaliumi e vitaminash të grupit B, ideale për kockat.
– Nuk përmbajnë kripë dhe janë të pasura me mikronutrientë që na lejojnë të reduktojmë hipertensionin arterial.
– Frutat e thata janë të pasura me yndyra të shëndetshme si omega 3 dhe
omega 6.
– Luftojnë ankthin dhe oreksin.
– Sigurojnë energji dhe rendiment fizik për ata që bëjnë sport.
– Janë kapsula energjie, ideale për grate që po përballen me menopauzën dhe ndihen të lodhura dhe në gjendje jo të mirë humori.
Disa nga frutat e thata më të mira që mund të konsumoni janë: Fiqtë e thatë, kumbullat e thata, kajsitë e thata, rrushi i thatë, hurma arabie, boronicat e thata etj.