Nuk donte të ktheheshin bashkë përsëri, ish e dashura i vë flakën motorrit, digjen dhe 6 të tjerë

schedule16:56 - 25 Qershor, 2021

schedule 16:56 - 25 Qershor, 2021

Një vajzë ishte zemëruar me refuzimin e ish-partnerit të saj për tu rikthyer përsëri bashkë. Kështu që ajo vendosi të hakmerret dhe t’i vërë flakën motorit që i kishte bërë dhuratë.

Në fakt, e gjithë incidenti është regjistruar në video. Policia në Bangkok, Tajlandë, ka arrestuar 36-vjeçaren Kanok Wan nën dyshimin për zjarrvënie pasi ajo dyshohet se i ka vënë flakën motorit me benzinë. Kjo pasi ai nuk dëshironte ta takonte më.

Në informacion thuhet se ajo e kishte blerë motorin si një dhuratë për t’ia dhënë atë para ndarjes së tyre.

Vendimi i saj për t’u hakmarrë, sidoqoftë, rezultoi në shkatërrimin e gjashtë motoçikletave të tjera./abcnews.al