“Nuk donim një tjetër finale angleze”, Unai Emery: Shkëlqejmë edhe ndaj United

schedule08:48 - 7 Maj, 2021

schedule 08:48 - 7 Maj, 2021

Villareal do të luajë për herë të parë në histori një finale Europa League. Ekipi spanjoll eliminoi Arsenalin mbrëmjen e kaluar. 0-0 përfundoi ndeshja e luajtur në Londër dhe diferencën e bëri fitorja 2-1 e Villareal në takimin shtëpiak.

Festë e madhe te “nëndetësja e verdhë”, që do të diskutojë trofeun me Manchester United më 26 maj në Gdansk të Polonisë. Një hakmarrje e ëmbël për Unai Emery, të cilin Arsenali e shkarkoi nga detyra e trajnerit nëntorin e vitit 2019.

Qarkullimi i topit na mundësoi të kontrollonim një pjesë të madhe të ndeshjes, por e pranoj, rastet më të pastra për gol i patën ata“, deklaroi trajneri i ekipit spanjoll, një rekordmen në këtë kompeticion. Ndaj United do të jetë finalja e pestë për të.

Tre të parat i fitoi në stolin e Sevilla, të trija radhazi: 2014, 2015 dhe 2016. Dy vite më parë dërgoi “Topçinjtë” në finale, por kupa shkoi për Chelsea e Sarrit. Rivalët anglezë nuk po i ndahen dhe tani është radha e Manchester United.

Na pret një sfidë e vështirë me United, e kemi të qartë. E meritojmë të përballemi me ta. Tifozët të jenë të qetë, do u dhurojmë atyre performancën që presin“, theksoi i bindur 49-vjeçari. Një koment për arritjen historike ka edhe Pau Torres.

Qendërmbrojtësi i Villareal tregon mes lotësh se çfarë i motivoi atë dhe shokët e tij. “Sonte qaj me lot gëzimi. Ky klub ka dështuar disa herë në gjysmëfinale, më në fund do të luajmë një finale. Ia dolëm!

Çfarë momentesh emocionuese, të gjithë i meritojnë: klubi, presidenti, tifozët, ekipi i sezonit të kaluar dhe të gjithë ne. Arsenali krijoi raste për gol, por ne kemi karakter, treguam se dimë të vuajmë.

Finalja? Do të përballemi me një skuadër të madhe, qëdo  na e vështirësojë jetën. Nuk donim që edhe finalja e Europa League të ishte angleze. Fantastike që do të përfaqësojmë Spanjën në një finale“, deklaroi 24-vjeçari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!