Është zhvilluar ditën e sotme seanca gjyqësore ndaj Fatmir Manellarit i cili akuzohet se më datë 7 shtator të këtij viti vrau me mjet prerës bashkëfshatarin e tij Safet Hyskollari.
Autori ka dalë i penduar para trupës gjykuese dhe mes lotësh ka deklaruar se e ka bërë për vetëmbrojtje pasi nuk ka dashur të vrasë bashkëfshatarin e tij.
“Nuk e kam bërë vrasjen me dashje. Janë kamerat, ai më sulmoi unë jam vetëmbrojtur. Ai më goditi me gur i pari në kurriz. Ai pasi më goditi me gur ka shkuar të marrë letra në banesë ndërkohë e shoqja ka thirrur duke i thënë vraje atë. Unë jam vetëmbrojtur. Ai më ka goditur i pari. Kjo vërtetohet nga kamerat. Nuk kam pasur thikë, por aty kam gjetur një drapër të vjetër. Ai në këtë kohë më ka kapur në njërën dorë dhe në këtë moment më janë errur sytë. Ky debat ka 20 vjet. Kur u prish koperativa unë mbajta kovaçanën pasi xhaxhi më kish thënë se ishte jona me tapi të vjetër. Ndërsa këta u futën tek godinat e koperativës. Kur ata kanë bërë ndërhyrje ndër vite më kanë ofenduar vazhdimisht duke më thënë ik ore fshatar“, është shprehur Menallari gjatë dëshmisë së tij.
Ndërkohë gjukata ka vendosur maës arrest me burg për Fatmir Manellarin.
Njoftimi:
Gjykata e Pogradecit ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Fatmir Manellarin i cili vrau në shtator bashkëfshatarin e tij Safet Hyskollari pas një konflikti pronësie.
Manellari ka qêndruar kokëulur gjatë seancës dhe është përlotur herë pas here.
Ai ka deklaruar para gjykates se vrasjen nuk e kishte bërë me dashje por në kushtet e vetëmbrojtjes. Manellari pohoi se ka qenë viktima ai që e ka goditur i pari dhe më pas ai ka reaguar pêr tu vetëmbrojtur,duke e goditur Hyskollarin me një drapêr tê vjetër. Sipas tij konflikti për kovaçanën e ish kooperativës vijonte prej 20 vitesh,ndërsa si viktima ashtu edhe autori pretendonin pronësinë e saj.
Prokurori i çeshtjes pohoi se dinamika e ngjarjes nuk është ajo çfare prtetendon autori. Viktima dhe autori mund të kenë bërë debat verbal. Por nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë duket që autori është larguar nga banesa e viktimës. Ky i fundit po e ndiqte, më pas autori kthehet nxjerr thikën dhe e godet disa herë viktimën.
Pas paraqitjes së dinamikês së ngjarjes,provave dhe dëshmive të mbledhura prokurori kêrkoi caktimin e masês së sigurisê arrest me burg pêr Fatmir Manellarin,masë të cilën gjykata e la në fuqi.
Pas vrasjes së bashkëfshatarit të tij,Fatmir Manellari u fsheh pêr dy muaj në pyjet mes Lozhanit dhe Pogradecit.Arratia e tij përfundoi tri ditë më parë kur policia e gjeti dhe arrestoi pasi Manellari u kthye në shtepinê e tij në fshatin Gêshtenjas.
/Abcnews.al/