Ish-mbrojtësi i kombëtares franceze Patrice Evra ka folur për të ardhmen e Cristiano Ronaldos.
“Fitimi i Kupës së Botës me kombëtaren e tij ishte ëndrra e tij dhe tani ajo ëndërr është shkatërruar. Nuk do të flas për Cristianon, por nuk do të habitem nëse ai i jep fund karrierës”, tha ai për Sky Sports.
Kujtojmë se vetë Ronaldo, pas një largimi të bujshëm nga Maroku në fazën çerekfinale të Botërorit të Katarit, foli për gatishmërinë e tij për të shkuar me kombëtaren në Kampionatin Evropian 2024. /G.D abcnews.al/