Marash Kumbulla, mbrojtësi shqiptar, bëri një sezon të shkëlqyer në Serie A me ekipin e Veronës, duke tërhequr interesimin e disa ekipeve. Por, Lazio duket skuadra favorite për firmën e tij dhe të njëjtën gjë, mendon dhe ish-mbrojtësi lacial, Gianlarco Oddi.
“Kumbulla? Për mua Lazio është favorite për ta marrë. Po të isha në vend të Veronas, do të përfitoja nga situata për ta shitur. Besoj se është shpejt për ta quajtur një lojtar të madh, mund të bëhet i tillë, por nuk mund të thuhet pas vetëm një viti si profesionist.
Shuma e kërkuar është e lartë, por do të ishte një përforcim i madh. Kampionati që ka zhvilluar ka qenë sigurisht pozitiv, por duhet bërë kujdes me gjykimet që jepen. Nuk do të bëja çmenduri për të. Lazio duhet të ndërtojë një skuadër të fortë për të bërë një paraqitje të mirë në Champions League”, u shpreh Oddi./abcnews.al