Kur bëhet fjalë për tërheqjen dhe vetëbesimin, shumë do t’i lidhin këto dy tipare me njerëzit në të 20-at apo 30-at. Megjithatë, anketat tregojnë të kundërtën. Një studim tregoi se njerëzit ndihen më tërheqës në të 50-at, sepse ata janë gjithnjë e më pak të interesuar në atë që të tjerët mendojnë për ta.
Pikërisht, ata ndihen më tërheqës në moshën 53-vjeçare dhe kjo reflektohet në jetën e tyre seksuale. Sipas rezultateve të studimit, katër nga dhjetë persona rreth të pesëdhjetave (41 përqind) thonë se tani ndihen më tërheqës dhe më mirë në lëkurën e tyre.
Përveç kësaj, pothuajse një e pesta e tyre mendojnë se flirtimi dhe daljet janë shumë më argëtuese në ato vite. Gjithashtu, 53 për qind e njerëzve mbi 50 vjeç thonë se avantazhi është se ata tani e dinë më mirë se çfarë duan në një marrëdhënie sesa kur ishin më të rinj.
Ata nuk kanë frikë as nga refuzimi, ndaj e kanë më të lehtë të vendosin të afrohen me një person që pëlqejnë, të paktën kështu thonë 40% e tyre. Të bësh dashuri, thonë ata, nuk është më e mërzitshme në vitet pesëdhjetë, përkundrazi. /abcnews.al