Nuk do ta besoni sa kushton, prezantohet iPhone 14 me Rolex dhe diamante

schedule16:25 - 31 Tetor, 2022

schedule 16:25 - 31 Tetor, 2022

Pak kohë pasi iPhone 14 doli në shitje, disa dizanjerë kanë zbuluar një version të ri të këtij telefoni. Ata kanë bashkangjitur me telefonin inteligjent një orë Rolex Cosmograph Daytona prej ari, të kompletuar me tetë diamante. E merrni me mend sa kushton? Plot 135,420 dollarë!

Karakteristika kryesore është Rolex Cosmograph Daytona plotësisht funksional – një faqe ore 40 mm, ari i verdhë, e zbukuruar me diamante – e cila është e ngulitur në pjesën e pasme të telefonit. Daytona është një model i kufizuar, me vetëm tre telefona në dispozicion.

“Golden Rolex Daytona është një vepër arti në vetvete. Dhe tani ai kombinohet me smartfonin më të fundit të Apple, i cili është ndoshta shpikja më e rëndësishme e njerëzimit për momentin – një vepër vërtet monumentale.”, shpjegon Caviar në faqen e internetit.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!