Nuk do mbështesë as Trump dhe as Harris/ “Washington Post” braktiset nga abonentët digjitalë, valë largimesh

schedule12:40 - 30 Tetor, 2024

schedule 12:40 - 30 Tetor, 2024

Washington Post është tronditur nga një valë e valë anulimesh nga abonentët digjitalë dhe një seri dorëheqjesh nga kolumnistët, ndërsa gazeta përballet me pasojat e vendimit të pronarit Jeff Bezos për të mos mbështetur asnjë kandidat në zgjedhjet presidenciale.

Më shumë se 200 mijë persona kanë anuluar abonimet e tyre digjitale deri të hënën në mesditë, sipas dy personave në gazetë me njohuri për çështjet e brendshme.

Jo të gjitha anulimet hyjnë në fuqi menjëherë. Megjithatë, shifra përfaqëson rreth 8 për qind të tirazhit të paguar të gazetës prej rreth 2.5 milionë abonentëve, që përfshin edhe shtypin. Numri i anulimeve vazhdoi të rritet të hënën pasdite.

Një zëdhënës i korporatës nuk pranoi të komentonte, duke përmendur statusin e The Washington Post Co. si një kompani private.

“Problemi është se njerëzit nuk e dinë pse u mor vendimi. Ne në thelb e dimë se vendimi është marrë, por nuk e dimë se çfarë e çoi në të”, shtoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!