“Nuk do ketë takim anglisht”, Basha i përgjigjet Ramës: BE e SHBA nuk do qëndrojnë indiferent

schedule14:10 - 20 Tetor, 2021

schedule 14:10 - 20 Tetor, 2021

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka thënë se SHBA dhe BE nuk do të jenë kurrë indiferent për atë që ndodh në Shqipëri.

Kjo ka qenë si një përgjigje e Bashës për kryeministrin Edi Rama ku ky i fundit tha se nuk do të ketë më tryezë PS-PD të ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët.

“S’kam ndërmend të aplikojë për punën e Sekretari të Shtetit apo të Ambasadorit. Por kam shumë besim që SHBA që na ka qëndruar pranë. Që nga themeli i Shqipërisë tek Kosova, nuk do jenë indiferent por do përpiqen ta na ndihmojnë në këto sfida.” tha Basha.

“Ambienti është mbushur me thashetheme sikur PD është amulli që thotë njëri do bëhet dhe dikush në darkë thotë ndryshe. PD ka rregulla të qarta. Është në proces përmirësimi por s’ka hapësirë për keqkuptime apo institucione paralele. PD është dhe do mbetet një e vetme.” tha Basha. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!