Fanella e Inerit në sezonin e ardhshëm do të ketë një ndryshim, që nuk e kishim parë në thuajse tre dekada. Kompania e gomave, Pirelli, nga sezoni i ardhshëm nuk do të jetë sponsor i Interit.
Lajmin e bën të ditur CEO i kompanisë, Marco Tronchetti Provera i cili për mediet italiane u shpreh: “Ne jemi në bisedime me Marottan dhe drejtorët e tjerë të Interit. Nga sezoni tjetër nuk do të jemi sponsori i fanellës së Interit, por marrëdhënia jonë me klubin do të vazhdojë”.
Kompania lider në Botë për prodhimin e gomave dhe furnizuesja e Formula 1 mbante rolin e sponsorit kryesor të zikaltërve në 27 vitet e fundit dhe uniforma e Interit identifikohej lehtë me imazhin e emrit të saj. Ndërkohë, Interi ka nisur të presë oferta për sponsorin e ri. /abcnews.al