Nga Evi Kokalari
Ne nentor te 2022, ishte takimi im i fundit me Berishen, ku i thashe qe po mendoja seriozisht te kthehesha te merresha me politike ne Shqiperi. Kjo ishte mbasi kalova vargun e eksperiencave me Keshillin Kombetar, zgjedhjet apo fiaskon e Forumit Rinor, dhe manipulimet e ‘primareve’ per bashkine e Tiranes, ku fitues doli ai qe ishte parapercaktuar nga koalicioni Meta-Berisha, dicka qe e kisha nuhatur qe mbas Kuvendit te 30 Prillit, 2022 – pra, me pak fjale, kisha kuptuar si funksiononte PD-ja!
Ne mendjen time kisha vendosur te gjeja nje metode tjeter per ta ndryshuar PD-ne. Nga brenda!
Berisha dukej entuziast dhe diskutuam mundesine qe te dilja ne fushate neper rethet me kandidatet e rithemelimit, qe mendoja do ti jepte nje dore atyre, por i thashe Berishes qe te pakten te gjehej nje menyre te isha pjese e Keshillit Kombetar dhe Kryesise. Berisha tha ‘nuk mbledh dot kuvend tjeter’ dhe duhej te angazhohesha si e jashtme. Pra, urdherat ti merrja nga Albana Vokshi e Belind Kellici. Kjo ishte totalisht e papranueshme nga une. Nejse, cuditerisht, dy kuvende u bene mbas kesaj brenda nje viti. Nje mbas humbjes se thelle te zgjedhjeve lokale, ku Berisha rikonfirmoi veten, dhe e dyta ne Dhjetor per te bere prezantimin e Argites si pasuese e te atit.
Gjithsesi, po ate Nentor, dhe akoma ne Tirane, drekova me nje mik te vjeter, pjese e atyre qe me kane njohur mire qe ne vitet 1990-1996. Personazh shume i njohur ne Shqiperi, i afert dhe me klanin e Berishes, dhe pse rri shume larg politikes, me thote qe ‘do ishte ideale ta merrje ti PD. Njerezit jane super te lodhur dhe ky vend ka nevoje per dicka te re dhe te sinqerte, me principe te qarta’. Qesha dhe i thashe, sapo i thashe Berishes po mendoj te kthehem, por dhe mundesine e te qenit pjese e Keshillit Kombetar apo Kryesise nuk duket se do ta bej te mundur. Okay, thote ai – do flas terthorasi me … dhe thote emrin e dikujt ta klanit.
Dy dite me vone morra avionin per ne New York. Nje jave me vone, marre nje text nga personi ne fjale ku shkruante shkurt “Per ate qe folem – nuk do Argita!”
Per nje moment ngriva kur e lexova dhe po mendoja pse nuk do Argita? Cfare mund te kete me mua? As jemi takuar ndonjehere. Cdo ndihme qe i kam dhene Berishes ka qene perfituese dhe ajo, sepse dhe ajo ne te njejten vorbull problemesh eshte. Atehere cfare arsye ka te kundershtoj nje kthim timin?
Te gjitha keto i mendoja per dy arsye; ne radhe te pare Argita nuk ishte ngaterruar me foltoren direkt, dhe as nuk komunikonte me mikeshat e saja te vjetra. E dyta, me kishin thene qe ajo ishte kunder foltoreve dhe e kishte keshilluar Berishen mos merrte ate drejtim kur e perjashtuan Berishen nga grupi parlamentar. Nuk di sa e vertet ishte kjo, por me kete ne mendje, me cuditi reagimi i saj.
Perfundimisht, tashti jam e qarte. Argita nuk donte sepse i kercenoja ambicjet per te marre drejtimin e PDse. Dhe nuk i ve faj. Mes meje dhe asaj nuk ka krahasim.
Dhe ja pse; une e kam arritur suksesin vete, pa ndihmen e babit, mamit, burrit, vellait, motres, vjerrit apo vjerres, per me teper ne nje shtet si New York-u, qe nese nuk ke forcen e duhur ne cdo kuptim, nuk del ne krye.
Argita, e ka ndertuar karrieren e saj ne nje shtet si Shqiperia, fale babit te saj. Une luftoj korrupsionin. Ajo ka 32 vjet qe e ka drejtuar ate vete ne PD. Une besoj tek hapja partis demokratike ku meritokracia vertet te mbizoteroj, dhe per kete kam bere shume lufte dhe armiq. Ajo, meritokracine nuk e njeh. Faktet jane qe Lulzim Bashen, qe e solli ajo vete nga Kosova, Belind Kellicin, qe e installuan me dhune, Albana Vokshin qe kurre s’ka fituar nje gare, e shume te tjere qe te gjithe demokratet, fut ketu te Lulit dhe te rithemelimit i dine mire, tregojne qarte se si mbahet kontrolli i asaj partie.
Per me teper – une kam lidhje miqesore (jo te siperfaqeshme) me shume Kongresmen dhe Senator Amerikane, dhe shume nga kreu i RNC ne shkalle federale dhe shteterore, qe do e favorizonin PDne e bashkuar shume ne zgjedhjet e ardhshem. Ajo, eshte non-grata!
Pra, me pak fjale, une isha fryme e re, nga familja Kokalari qe e kam vertetuar tashme qe nuk bie preh e korrupsionit politik te Shqiperi, dhe mbi te gjitha nuk ul koken ndaj sulmeve vulgare te militanteve te askujt, fut ketu te Rames, Metes, Berishes apo Bashes. Argita eshte thjeshte vajza e Sali Berishes!
Sali Berisha mbetet Sali Berisha, dhe Argita nuk e zevendeson dot. Por dhe Kokalaret mbeten Kokalare, dhe vetem me prapaskena mund ti luftosh, dhe serisht nuk do te fitosh.
Nuk e di sa e ka kuptuar Berisha, por pervec atyre qe me hir apo pahir i rrine poshte dritares, Berisha humbi pjese e klases se mesme dhe shumices se heshtur ne Shqiperi, pikerisht ate klas qe shikonte nje dritare te vogel te hapej me pranine time ne PD.
Ne fakt, arsyeja e vetme pse dola me idene e nje Partie te Re vertet Konservatore, ishte sepse Berisha ne fund te 2022 e hapi deren aq sa mund te komunikonte me mua, por jo mjaftueshme qe te me linte te hyja brenda. Levizja qe nisa, pa asnje diskutim krijoi shume probleme per klanin, dhe konferenca konservatore e pseudo-konservatoreve te rithemelimit ne Mars te 2023, and levizja e Lapajt, nisen si kunderveprim te daljes time vec. Ju kujtohet kur Albana Vokshi jepte urdher demokrateve te mos reagonin ndaj posteve te mia ne median sociale? Po, po, aq i fort ishte patetizmi I tyre sa te kontrollonin dhe vullnetin e lire ne internet.
Vetem sot me shkoj ne mendje nje detaj qe me kishin thene kur Lapaj nisi levizjen e re ‘populiste’ ne Mars te 2023 – Adriatik Lapaj ishte asistent dhe punonte direkt me Argiten ne fakultetin Juridik. Atehere e injorova si fakt duke besuar ne cfare dija qe Argita nuk ngaterrohej me cfare po behej. Sot kuptoj shume gjera.
Nejse – une serisht NUK kthehem te merrem me politike, dhe ne librin tim, Argita Malltezi ka deshtuar pa filluar mire. Dhe PD-ja e rithemelimit fatkeqesisht gjithashtu. Sot, po te isha kthyer ne PD kur e diskutova me Berishen ne 2022, te dy PD-te do te ishin bashkuar, SPAK nuk do te ishte kaq agresiv me Berishen dhe familjen e tij, dhe opozita do merrej realisht me zgjedhjet e 2025.
Momentalisht, jemi akoma tek ‘Komedia Tragjike’ qe fillon dhe mbaron tek rrugica e ‘shpreses’