Gjatë një konferencë për shtyp të kryeministrit britanik, një gazetare ukrainase është përballuar me Boris Johnson, duke kërkuar nga vendet përëndimore që të bllokojnë hapësiren ajrore ukrainase. Kjo sipas saj do të mbronte Ukrainën, nga sulmet ajrore ruse.
“We are crying, we don’t know where to run”
Ukrainian journalist confronts Boris Johnson: “Ukrainian people are desperately asking for the West to protect our sky [with] no-fly zone”
UK PM says “direct combat” with Russia is not something UK can dohttps://t.co/pJvNT9UzPE pic.twitter.com/cHZFM0bjq6
— BBC Politics (@BBCPolitics) March 1, 2022
“Jemi të dëshpëruar, nuk dimë se ku të shkojmë,” tha mes lotësh gazetarja.
Ajo akuzoi NATO-n se nuk dëshironte ta bënte këtë nga frika se do të ndodhte një luftë e tretë botërore por sipas saj lufta kishte filluar tashmë. Në përgjigje, Johnson tha se kriza “nuk ishte diçka që Mbretëria e Bashkuar mund ti jepte fund me mjete ushtarake”.
/abcnews.al