“Nuk digjet jorgani për një plesht, lojë e pandershme me Egbo”

schedule23:15 - 12 Nëntor, 2020

schedule 23:15 - 12 Nëntor, 2020

Bledian Koka, i ftuar në emisionin PressingABC, ka folu hapur në lidhje me shkarkimin e Emanuel Egbo nga Tirana. Gazetari, i njohur edhe si një mbështetës i Tiranës, nuk i ka kursyer kritikat. “Tirana i ka parë të gjithë këto vite, duke rënë edhe në Kategorinë e Parë. Edhe Luzi i Vogël e ka mundur 5-1 Tiranën.

Nuk është çudi që e ka mundur Korabi. Nuk kanë nevojë drejtuesit e Tiranës, nuk e them për denigrim, që të djegin jorganin për një plesht. Egbo nuk është plesht, që të mos keqkuptohem. Nuk hiqet trajneri për dy ndeshje. Dalja jashtë kompeticioni është ajo që shohim. Mendoj se Tirana ka aq këllqe, saqë edhe kur një skuadër është fituese, e heq trajnerin.

E hoqën Allegrin prej strategjisë, edhe pse pati suksese. Edhe Tirana mund ta bëje. Doja të thoja që nuk bëhen këto lojëra. Kjo është një lojë e pandershme, fillimisht me skuadrën, pastaj me trajnerin. Kur e çoi skuadrën në majë, sulmohej kudo. Atij nuk mund t’i mohohen meritat. Është fakt që ngrihen gracka. Është e pacipë të hiqet trajneri kështu”.

“Nuk duhet të pimë gjithë detin të kuptojmë se deti është i kripur. Kur sheh që analizat dalin ashtu si i kemi parashikuar, të dhemb. Rit Halili është bërë presidenti me protestat e tifozëve të Tiranës. Duket sikur luftojmë për Egbo dhe jemi kundër Dede. Ne flasim për institucionin e trajnerit. Mund t’i ndodhë edhe Nevilit e njëjta gjë, madje edhe i ka ndodhur”.

“Nuk është maskarallëk i trajnerit. Denoncimi i Egbo sot, është një turp që i ngelet Tiranës. Ai është denoncim i mirëfilltë, fakti që thotë se po prisnim të më hiqnin. U sulmua edhe kur po e çonte skuadrën drejt titullit. Egbo është përjashtim në analizat që bëjmë. E mori nga asgjëja dhe e çoi aty ku donim të gjithë. Kishim një skuadër që mezi ecte në fushë, mezi bënte dy pasime.

Ishte edhe ai tersi me Partizani në derbi. Po flas për respektin për ata që kontribuojnë. Egbo nuk është outsider, ka kontribuar si portier, trajner portierësh dhe trajner. Mund të ketë të drejtë që e largoi, pasi mund të ketë menduar se Dede jep më shumë. Më shqetëson fakti që nuk ka qenë i qetë, edhe pse duhet të kishte një ambient të qetë. Harrojmë super ndeshjen kundër Crvena Zvezda”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!