“Nuk kam çfarë tju jap fëmijëve”, familja 5 anëtarëshe nga Delvina në qiell të hapur

schedule17:58 - 20 Prill, 2020

schedule 17:58 - 20 Prill, 2020

Familja Balla nga fshati Bamatat i Delvinës nuk ka një shtëpi të tyre. Nje banorë i fshatit i strehoi për disa kohë, por tani u kërkon të dalin nga shtëpia.

Ata thonë se kanë afat deri në 10 maj për të dal nga shtëpia. Arjani dhe Morena janë prindër të tre fëmijëve të mitur. Atai bëjnë apel shtetit që ti vijnë në ndihmë.

Mua më mori në telefon dhe më tha se deri në 10 maj ke afat pasi më pas do të vij vetë”, është shprehur kryefamiljari.

Ata shprehen se ushqimet e fundit të dhuruara nga fqinjët, i kanë vetëm për një ditë, e më pas do tu duhet të  resin derisa dikush tjetër tu japë diçka për tu ushqyer.

“Nuk di çfarë tju jap, bukën thatë e marrin më shumë”, thotë Morena.

Familja Balla është një nga familjet e shumta në Delvinë, që ndodhen në varfëri ekstreme. izolimi i detyruar e ka bërë më te vështirë sigurimin e ushqimeve bazike./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!