Erling Haaland është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato, e padyshim që për të siguruar shërbimet e norvegjezit secila skuadër do t’i duhet ti sigurojë shumëçka.
Ylli i Dortmund është pranë nënshkrimit me Real Madridit, me galaktikët që po synojnë të nisin një projekt gjigand nga sezoni i ardhshëm, mirëpo asgjë nuk do të jetë e lehtë.
Nëse Madridi nënshkruan fillimisht me Mbappe, arritja e një marrëveshje me Haaland do jetë e pamundur sepse ai nuk dëshiron të jetë lojtari i dytë më i rëndësishëm në klub dhe me shumë gjasa do të refuzojë sipas Marca.
Ky lajm gëzon klubet e Premier League, pasi në garë për të janë edhe Manchester City, Liverpooli dhe Chelsea. /abcnews.al