Një 41 vjeçar është proceduar penalisht pasi nuk deklaroi 13 420 Euro në pikën kufitare të Morinës.
Shtetasi nga Kosova përballet me veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës për veprime të mëtejshme./abcnews.al